Ju flet Moska: Drejtuesi i SPAK Arben Kraja sillet si kolegia e prangosur Katica Janeva
Krijimi i Prokurorive të Posaçme me investimin e ndërkombëtarëve në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut ishin në fokus të analizës "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Dy nga investimet më të mëdha në drejtësi të shteteve perëndimore partnere të Shqipërisë, SHBA dhe BE, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut janë krijimi i prokurorive të posaçme që në Shqipëri quhet SPAK dhe në Maqedoninë e Veriut Prokuroria Speciale, të cilat do të luftonin korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në fillim një prokurori e tillë u krijuar në Maqedoni në 2016, SPAK u krijuar më vonë. Prokuroria në Maqedoni pati një fund të palavdishëm, drejtuesja e saj u arrestua në 2019 dhe prokuroria u shkri.Këto prokurori të posaçme kanë kompetenca shumë të mëdha dhe keqpërdorimi i tyre është shumë i rrezikshëm. Këtë gjë bëri kolegia e Arben Krajës, Katica Janeva. Doli që ajo u kishte vënë gjoba biznesmenëve. U dënua me burg. Në Maqedoninë Veriore funksion ligji edhe ndaj prokurorisë speciale. Nuk janë mbi ligjin. Këtu del ambasadorja amerikane po i bëre një kritikë SPAK dhe thotë po i bëni presion SPAK. Po ambasadori amerikan në Maqedoninë Veriore i kujt është, pse nuk doli të flasë kur i bënë kritika Prokurorisë Speciale? Këto kritika rezultuan të vërteta, Prokuroria Speciale ishte shndërruar në një organizatë kriminale. Këtu opozita ka frikë të kritikojë SPAK dhe Gjykatën e Posaçme sepse reagojnë ambasadorët dhe thonë po bëni presion.Në Shqipëri jemi qartë para keqpëërdorimit të kompetencave nga ana e SPAK dhe përgjegjës është Arben Kraja, i cili që nga pamja duket njeri tinëzar.