Aksident në Korçë: Shoferi humb kontrollin e mjetit, përplaset me dy makina të parkuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2021, 12:03
Një aksident automoblisitik është regjistruar pak çaste më parë në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve të deritanishme, drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin e si pasojë ka goditur dy mjete të tjera që ndodheshin të parkuara në anë të rrugës.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të plotë dinamikën e këtij aksidenti.