Fier: Pas atentatit ndaj Kastratit autori dogji makinën për të humbur gjurmët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2021, 12:03
Ora News sjell pamje të makinës tip “Range Rover”, i cili u gjet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.
Me këtë makinë dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes autori I vrasjes së Shkëlzen Kastratit ndodhur rreth orës 11:30 minuta të 1 shkurtit 2021, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”
Shkëlzen Kastrati ka qenë duke lëvizur me makinën e tij Benz në vendin e quajtur "Ura e Sheqit", kur është qëlluar me armë zjarri.
më pas makina e Shkëlzenit është përplasur me një mjet tjetër tip benz që ka qenë duke ecur aty.
Policia ka nisur të mbledhë kamerat e sigurisë të zonës për të parë nëse mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij atentati.