Vaksinat/ Rama: Sot në darkë mbërrijnë dozat, kush do vaksinohet paralelisht me mjekët e infermierët
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes me drejtuesit politikë të PS në qarqe, kryeministri Edi Rama ka folur mbi fushatën e vaksinimit në vend.
Sipas tij, dozat e para të "Pfizer" duhet të vinin në javën e tretë të janarit, ndërsa njoftoi se mbrëmjen e sotme mbërrijnë dozat e para.
Edi Rama: “Nuk jemi as në dorë të mekanizmit të Covax që dhe aty problemi është i jashtëzakonshëm. Kanë filluar kërcënimet për hedhjen në gjyq për kompanitë në vende të mëdha të BE, ne kemi një sportim në kohë pasi dozat e para të Pfizer duhej të vinin javën e tretë të janarit dhe sipas konfirmimit, dozat e para vijnë sot në darkë dhe do të vazhdojnë me faza ndërkohë që jemi shumë afër me një marrëveshje përfundimtare me Astrazenecën, ndërkohë që vazhdojmë kontaktet me tre shtete, jemi në rrugë të mbarë.
Kryeministri foli edhe për ata që do e marrin të parët vaksinën.
"Skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma, pavarësisht vonesave. Do të vazhdojmë me mjekët dhe infermierët dhe paralelisht do të vazhdojmë dhe me të moshuarit".