PD-ja prezanton programin e Shëndetësisë/ Basha: Pagat 1200 euro për mjekët dhe 700 për infermierët
Një javë pasi prezantoi programin ekonomik, Partia Demokratike, publikoi shtyllat nëpërmjet të cilave synon transformimin e sistemit shëndetësor. Lulzim Basha, u ndal tek pagat e mjekëve dhe infermierëve duke premtuar rritje të ndjeshme të tyre.
"Në programin tonë Shqipëria fiton shëndetësinë, paga e infermierëve do të bëhet 700 euro dhe e mjekëve do të bëhet 1200 euro. Në këto kohë të vështira ne e pamë se pavarësisht se ishin lënë pas dore ata ishin heronjtë tanë," u shpreh Basha.
Pacienti tha kryetari i Partisë Demokratike do të vendoset në qendër të sistemit, duke premtuar ulje të ndjeshme të tarifave dhe paratë të mos shkojnë tek konçensionet monopole por të shkojnë për investime serioze në infrastrukturën dhe teknologjinë e spitaleve.
"Ne angazhohemi jo vetëm të ulim tarifat në mënyrë të ndjeshme, por që dhe këto para të mos shkojnë në xhepat e atyre që kanë kapur sistemin shëndetësor por të kthehen përsëri të ju me një shërbim cilësor dhe dinjitoz si për çdo qytetar evropian," vazhdoi Basha.
Luzlim Basha, tha se Partia Demokratike ka një plan për rritjen e numrit të mjekëve dhe dekurajimin e tyre për të braktisur vendin.
"Do të kemi kujdes shëndetësor më të mirë, do të kemi më shumë mjekë dhe infermierë në Shqipëri, në spitalet dhe qendrat tona shëndetësore. Mjekët dhe infermierët nuk do ta braktisin më vendin sepse me planin tonë "Shqipëria fiton shëndetësinë" do t'ia vlejë të punojnë në vendin e tyre," tha Z.Basha.
Sa i përket tregut të barnave, Basha tha se Partia Demokratike do të siguroje një bazë ligjore dhe do të ushtrojmë kontroll të plotë që në Shqipëri të shiten vetëm ilaçe të cilësisë së lartë.
Skema e rimbursimit do të ndryshoje në mënyrë që ilaçet të jepen në sipas diagnozës dhe jo sipas skemës aktuale e cila sipas tij është kufizuese.
Ja cilat janë pikat kryesore të planit të PD-së:
- Pacienti do të vendoset në qendër të sistemit sipas parimit “paraja ndjek pacientin.” Ju vetë do të zgjidhni mjekun e familjes, klinikën, apo spitalin ku doni të kuroheni.
- Spitalet publike do të riorganizohen duke dhënë autonomi menaxheriale, për të rritur kujdesin dhe aftësinë për t’ju shërbyer ju sa më mirë.
- Do të ketë paga dinjitoze për mjekët dhe infermieret.
-Në programin tone Shqipëria fiton Shëndetësinë, paga e infermiereve do të behet 700 Euro dhe e mjekëve do te behet 1200 Euro.
- Në këto kohë të vështira ne e pamë, se pavarësisht se ishin lënë pas dore, ata ishin heronjtë tanë! Ata luftuan për ne, për të afërmit tanë, në vijën e parë! Dhe e meritojnë!
- Ne do të rrisim numrin e mjekëve dhe do të hapim një fakultet të ri mjekësor në Shqipëri.
-Ne do të sigurojmë menjëherë bazën ligjore dhe do të ushtrojmë kontroll të plotë që në Shqipëri të shiten vetëm ilaçe të cilësisë së lartë të standardit të vendeve europiane.
- Ilaçet do të rimbursohen sipas diagnozës dhe jo sipas skemës aktuale kufizuese që lë jashtë saj shumë medikamente për njerëzit dhe i detyrojnë ata të paguajnë nga xhepi.
-Riorganizmi i shërbimit të shëndetit publik do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të jemi të përgatitur të përballojmë me sukses edhe sfidat e së ardhmes.