Reshjet rikthejnë përmbytjet në Durrës, në Shijak uji rrethon banesat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2021, 10:58
Pamja e shumë lagjeve të qytetit të Durrësit paraditen e së hënës ishte vetëm ujë.
Reshjet e dendura të shiut në orët e fundit kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve kryesore të këtij qyteti
Lagjia 18, zona e stadiumit, Spitalla, por edhe lagje të tjera kanë qenë nën pushtetin e ujit.
Mjetet e shumta, por edhe qytetarët e kanë pasur të vështirë të lëvizin.
Ndërkohë në Shijak Erzeni është rritur me rreth 4 metra, ndërsa uji ka hyrë në lagje, e oborre dhe banorët i frikësohen një përmbytje tjetër.
Prej vitesh, Durrësi është një ndër qytetet më problematike për shkak të përmbytjeve, pasi reshjet e herë pas hershme bëjnë pjesën më të madhe të rrugëve të pakalueshme.