25 Prilli/ Rama: Vlorën nuk e le, Durrësit i kam një borxh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2021, 10:08
Kryeministri Edi Rama tregohet shumë “diplomat” teksa pyetet se në cilin qark do të kandidojë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në një dalje për mediat pas mbledhjes me drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe, shefi i mazhorancës përmendi dy qarqe.
Gazetarja: Zoti Rama, keni vendosur ku do të kandidoni në zgjedhjet e 25 Prillit? Kodi Zgjedhor ju jep disa mundësi...
Edi Rama: “Ky është problemi më i vogël por është e sigurtë që Vlorën unë nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh".