I dehur në timon, "merr në qafë" 4 pasagjerët/ Arrestohet 57-vjeçari

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”, në Lezhë.

Sipas policisë, 57-vjeçari që drejtonte makinën ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Policia: Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Gj. H., 57 vjeç, banues në Lezhë, pasi në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Rrilës", duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta katër pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet.

Në të njëjtën kohë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut” në Kurbin, si pasojë e një aksidenti rrugor ka ndërruar jetë drejtuesi i një mjeti.

Një automjet tip “BMW” është përplasur me bordurat anësore të rrugës duke mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i saj.

Ai u dërgua me urgjencë në spital ku edhe ndërroi jetë.

Lexo edhe:

Përgjakja e rrugëve, humb jetën 24-vjeçari në Laç/ Në Lezhë makina përfundon në gropën e ujit