Përmbytjet: 3 mijë ha tokë nën ujë në Shkodër, 5 vjeçarja e sëmurë evakuohet me varkën e ushtrisë
Një 5 vjeçare nga fshati Obot është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës paraditen e sotme.
Varka e ushtrisë e ka ndihmuar për të evakuar të voglën e cila jetonte në një nga shtëpitë e izoluara prej ditësh nga uji.
Ora News sjell operacionin e shpëtimit të 5 vjeçares nga Oboti nën ujë.
Niveli i ujit arrin në 1.5 metra dhe e vetmja mundësi komunikimi ka qenë varka.
Infermieri i zonës tregon se vajza kishte shfaqur problem prej mbrëmjes së djeshme pasi kishte pasur bark e të vjedhja por evakuimi mbrëmë kishte qenë I pamundur për shkak të stuhisë.
Fëmija është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës.
Sipërfaqja nën ujë në territorin e bashkisë së Shkodrës i ka kaluar 3 mijë ha dhe kryetarja e bashkisë ripërsërit thirrjen për shpalljen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore.
"Situatën e shoh të vështirë" thotë kryetarja e bashkisë Shkodër.
Ky është rasti i dyte i një fëmije të sëmurë në Obot që transportohet me urgjencë në Shkodër.