Vota e Emigrantëve/ Majko: KQZ të mos presë opozitën për zbatimin e ligjit
Edhe pse në 7 vite nuk bëri asgjë për regjistrimin e emigrantëv, në muajit e fundit të mandatit të dytë, mazhoranca kërkon të bëjë të mundur votën e emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit.
Madje Ministri i Diasporës Pandeli Majko i kërkoi komisionerit Shtetëror që kjo çështje nuk ka nevojë domosdoshëmrisht për konsensusin e opozitës.
Pandeli Majko: Votimi i shtetasve jashtë vendit nuk ka asnjë problem ligjor për tu zhvilluar në zgjedhjet e 25 prillit. Arsyetimi I KQZ se për të realizuar të drejtën e votës duhet të pritet “konsensusi” i partive është antiligjore. Kush pret konsensus nga ata që nuk pranuan të mbajnë asnjë përgjegjësi shtetërore do të dëmtojë kredibilitetin e zgjedhjeve të 25 prillit”
Majko u shpreh i pakënaqur edhe me nivelin e interpelancës të thirrur nga deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa.
"Unë këtu nuk kam ardhur të dëgjoj dëngla nga njerëz të cilët as ia kanë idenë se çfarë bëhet në diasporë apo se çfarë bën shteti i tyre për diasporën " -tha Majko.
Ndërsa diskutimet ligji për azilin në vendin tonë u fokusuan në betejen politike të Librazhdit mes Taulant Ballës dhe Rudina Hajdari.
Taulant Balla: Mos bëni gafat e Lulit se nuk ka 700 liqene Belshi
Rudina Hajdari: Unë uroj që Shqipëria të ketë jo 700 liqene por mbi 1 mijë.
Ata që fryj unë janë liqenet por ju fryni paratë"
Pak muaj para zgjedhjeve deputetë dhe ministra të mazhorancës kanë nisur edhe sulmet ndaj deputetëve të opozitës parlamentare, të cilët i krahasojnë me deputetët e PD dhe LSI-së që dogjen mandatet.