Berat/ Kundërshtuan me dhunë efektivët e policisë, arrestohen dy të rinjtë

Policia e Beratit ka arrestuar dy shtetas, të cilët i kundërshtuan me dhunë ata.

Në pranga janë vendosur shtetasit A.F. 21 vjeç dhe E.A, 27 vjeç, të dy banues në lagjen "Donika Kastrioti" në Berat.

Sipas policisë dy të rinjtë kanë qenë duke qarkulluar në rrugë mbrëmjen e djeshme, gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes dhe kur janë konstatuar nga punonjësit e policisë Berat, i kanë kundërshtuar me dhunë ata.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik".