Vrasja për shkak të pronave në 2016 që çoi në pranga ish policin e FNSH në Shkodër

Është arrestuar në Shkodër, Ylli Ceka, ish-efektiv policie, i dënuar me 11 vite burgim për një vrasje të kryer në vitin 2016 në Shkodër. Pikërisht në këtë vit, Ylli Ceka ka ezkekutuar Edvin Voglin, ku shkak ka qënë një sher i lindur për pronësinë.

“Ora News”, mëson se Ceka ka qenë në një lokal në lagjen “Serreq” të Shkodrës, dhe sapo ka dalë nga lokali është arrestuar nga policia.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij në Shkodër, policia nuk gjeti sende të paligjshme, veçse një steme policie, të cilën Ceka ka deklaruar se i kishte mbetur në shtëpi, qysh nga periudha kur ka qënë pjesë e forcave të policisë.

SI NDODHI VRASJA E EDVIN VOGLIT?

Sipas dosjes hetimore, shkak i vrasjes ka qënë një konflik për tokën, ku është ndërtuar një pallat, konflikt ij cili ka sjellë vdekjen e shtetasit Edvin Vogli dhe dënimin me 11 vite burg të ish-efektivit të FNSH Ylli Ceka.

Sipas vendimit të gjykatës, biznesmeni Gëzim Ceka, me profesion ndërtues, në bazë të një kontrate të lidhur me shtetasin Petrit Dajti ka ndërtuar një pallat në tokën pronë e shtetasit Petrit Dajti. Pas përfundimit të pallatit mes palëve ka pasur shumë mosmarrëveshje në lidhjë me pjesët takuese.

Nisur nga këto parregullsi disa here, shtetasi Petrit Dajti i është drejtuar gjykatës Civile për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe disa herë ka ndërhyrë dhe Përmbarimit.

Mirëpo në 11 dhjetor 2010, rreth orës 14:00, në banesën e shtetasit Petrit Dajti, e cila ishte në katin e dytë të pallatit në fjalë, ka ardhur dhëndëri i tij shtetasi Julian Pushaj së bashku me shokun e tij të quajtur Edvin Vogli ku ky i fundit do të merrtte me qëra njërin nga apartamentet, pronë e pronarit të tokës shtetasit Petrit Dajti.

Pas njëfarë kohë aty kanë ardhur dhe dy kushurinjtë e Petrit Dajtit, shtetasit Altin Guzja dhe Gentian Kola. Të gjithë së bashku kanë zbritur në bodrumin e pallatit për të ngritur levat e bokseve të energjisë elektrike dhe meqënëse energjia elektrike nuk ka ardhur personat e sipërpërmendur jane ngjitur përsëri lart për të hapur me forcë derën e apartamentit.

Në këtë moment janë dëgjuar zhurma dhe sharje të cilat vinin nga poshtë pallatit dhe më pas ka filluar një përleshje me vellëzërit Lulëzim e Bashkim Ceka ku fillimisht janë sharë dhe fyer dhe më pas janë goditur me njëri-tjetrin, ku Julian Pushaj ka qëlluar me lopat njërin prej vëllezërve Ceka dhe në këtë moment ka ardhur shtetasi Ylli Ceka i cili është përfshirë në konflikt dhe ka qëlluar me një armë ku si pasojë është goditur shtetasi Edvin Vogli në kokë, duke gjetur vdekjen.

Krimi është realizuar me armën e shërbimit, ndërsa gjykata e dënoi në mungesë Ylli Cekën me 11 vite burg.

Ylli Ceka

Lexo edhe:

EMRI/ I dënuar për vrasje por lëvizte i lirë, arrestohet në Shkodër ish-efektivi i FNSH