Rrahu gruan italiane, por u dhunua më pas nga shokët e saj/ 30 ditë burg për Kastriot Demën
Ditën e sotme, është zhvilluar në Gjykatën e Kavajës, seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit Kastriot Dema, i ndaluar nga policia e Kavajës për tre vepra penale si “Dhunës në Familje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Largim i të dënuarit nga vendi i qëndrimit”.
Po teksa gjyqtari i çështjes ka prezantuar palët, i pranishën në sallën e gjyqit nuk ka qënë prezent personi i arrestuar Kastrit Dema, i cili vijon të qëndrojë i shtruar në spital për shkak të gjëndjes jo të mirë shëndetësore.
Nisur nga kjo situatë, gjyqtari ka vendosur të ndërpresë seancën gjyqësore, duke urdhëruar që gjyqi të kryhet në ambjentet e spitalit të Durrësit.
Gjatë zhvillimit të seancës në ambjentet e spitalit, prokuroria e Kavajës kërkoi, vlerësimin e ligjshëm të masës së arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” me afat 30-ditor.
Ndërkohë, avokati i Kastriot Dema, Ilir Kasa, e kundërshtoi kërkesën e prokurorisë pasi sipas tij ishte e pa bazuar në prova dhe paraqiti, përpara gjyqtarit pretendimet dhe provat e tij.
Gjykata pasi administroi provat e prokurorisë dhe avokatit vendosi vlerësimin të ligjshëm të masës së arrestit, duke caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për një afar 30-ditor.
“Ora News”, publikoi tre ditë më parë ekskluzivisht videon dhe fotot e dhunimit të Kastriot Demës, pronarit të hotelit në Kavajë, ku ndodhi përplasja fizike dy ditë më parë.
Personi që shihet në pamjet filmike rezulton të jetë Gentjan Barometaj, i cili është kuzhinier në restorantin dhe hotelin ku ndodhi ngjarja.
Lexo edhe: