Kepi: Nuk u bashkëpunua me shqiptarët se nuk kishin besim, xhiroja vjetore e Ndraghetës sa e McDonald's dhe Deutsche Bank bashkë

Në një intervistë për Ora News, Alba Kepi, gazetarja e RTV Ora që publikoi përgjimet e dosjet së antimafias italiane u shpreh se kryeprokurori italian që është marrë me çështjen ka besim te drejtësia.

Ajo tha se Ndragheta sipas llogarive të ekspertëve, ka një kapital dhe xhiro vjetore është baraz me McDonald's dhe Deutsche Bank të dyja bashkë.

Kepi: Kemi shumë të arrestuar në Itali dhe mes tyre edhe një europarlamentar dhe një sërë eksponentësh të tjerë të politikës. Ka qenë prokurori i Katanzaros ai që ka firmosur ardhur-arrestet dhe njihet si një person që nuk njeh kompromis me krimin e politikën. Debati është shumë i madh në Itali. Ky operacion zbardhi edhe nje here lidhjen e politikës me krimin apo me pastrimin e parave. Procesi tashmë ka kaluar në fazë gjyqësore dhe prokurori ka besim te sistemi i drejtësisë.

Trafiku dhe pastrimi i parave nuk bëhet vetëm nga Ndragheta, por edhe nga organizata të tjera që bëjnë trafik edhe me Kolumbinë. Ndragheta sipas llogarive të ekspertëve, ka një kapital dhe xhiro vjetore është baraz me McDonald's dhe Deutsche Bank të dyja bashkë.

Kepi shtoi se autoritetet italiane gjithmonë kanë bashkëpunuar me ato shqiptare, por në këtë rast nuk  eka bërë pasi ka pasur frikë dekonspirimin e operacionit.

Kepi: Kjo ngjarja ka theksuar mosbesimin dhe frikën e korruptimit të hetimeve. Edhe fakti që lajmi i përcoll mes medieve tregon këtë gjë. Shumë operacione të mëdha kundër mafies, në një nivel të tillë ka pasur shpeshherë bashkëpunime, por këtë herë nuk u bë, sepse vërteton se ka pasur mos besim për ndonjë dekonspirim. Prokuroria që është marrë me këtë çështje është mjaft e përgatitur. Edhe në konferencë shtypi kryeministri shqiptar u tregua i painformuar dhe i pakujdesshëm lidhur me këtë hetim. Ai e konsideroi si një paçavure madiatike. Kjo nuk është thjeshtë një dosje, është një mega-operacion që ka bërë shteti ynë fqinj. Janë përfshirë dy nga institucionet më të rëndësishme të luftimit të krimit në Itali.