“Shqipëria nuk futet dot në thes” Meta-Rama me tone të ashpra: Ilir boll përdore Presidencën për atë farë LSI-je

Replikat e ashpra mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama janë rikthyer sërish sot.

Ka qenë Presidenti Meta ai që ka thënë se Shqipëria nuk mund të futet në një thes nga një çetë banditësh dhe se zgjedhjet e 25 prillit vendi do jetë në dorë të shqiptarëve.

Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. HARROJENI! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve”, shkruante Meta.

Por sakaq nuk ka vonuar as përgjigja e Ramës, i cili i ka bërë thirrje Metës që të mos përdorë Presidencën për LSI.

Rama: Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!