Korrupsioni “pa frena”, qytetarët: Vetëm një frymë e re mund të sjellë ndryshimin në vend

Shqipëria ka shënuar ndryshime mjaft të vogla sa i përket luftës ndaj korrupsionit. Madje në raportin e TIA renditet ende në shtetet problematikë. Por për shqiptarët ndryshimi mund të vijë vetëm nga një frymë e re politike.

Niveli i korrupsionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor është në rritje. Kjo sipas raportit të “Transparency International”.

Në Indeksin e saj Vjetor të Perceptimit të Korrupsionit, “Transparency International” e rendit Shqipërinë në vendin e 106 nga 180 vende që përfshirën në raport.

Megjithatë për Shqipërinë ndryshimi krahasuar me një vit më parë është i vogël.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Transparency International”, Shqipëria në krahasim me vitin e kaluar ka njohur një trend pozitiv në shkallën e perceptimit të korrupsionit duke u ngjitur me vetëm 1 pikë.

Por çfarë mendojnë për këtë qytetarët?

"Korrupsioni ka arritur fundin, nuk ka çfarë të bëhet më."

"Ka tre vite që ka ndryshuar shumë, çdo gjë po shkon poshtë."

"Nuk ka pyetur njeri dhe nuk duan t'ia dinë. Vetëm qeveritarët janë."

Ndryshimin e presin nga një frymë të re politike.

"Korrupsioni është i gjallë. Duhet të ikë kjo fryma e vjetër politike."

"Duhet të vijnë çuna dhe goca nga Evropa." ​

Në 5 vite Shqipëria ka mundur të përmirësohet me 8 vende në renditje por gjithsesi mbetet në grupin e vendeve që po hasin vështirësi në luftën korrupsionit.