Po kthehej nga varrimi i së motrës... Detaje të reja nga atentati i 60-vjeçarit në Mamurras
Mësohen detaje të reja nga objektivi i atentatit të sotëm në Mamurras.
Siç raporton gazetari i Ora News, Elvis Hila, Myslim Lika, 60-vjeçari të cilit iu bë atentat mesditën e sotme, nuk është një person i panjohur në botën e krimit.
Ai ka qenë i dënuar me 25 vite burg për vrasje. Konkretisht në vitin 2000, në muajin prill kur Lika ka qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi Gëzim Çelikun, bashkëpronari i firmës “Friul Alba” dhe admnistratorin italianin Luciano Bortolusi. Gëzim Çeliku humbi jetën në vend ndërsa italiani mbeti i plagosur.
Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte i dënuar me 25-vite burgim për akuzën e vrasjes së dyfishtë në vitin 1994.
Mësohet se Çeliku është djali i një ish-ministri në kohën e sistemit komunist.
Ndërkohë, në momentin e atentatit, ai ka qenë duke u kthyer nga varrimi i së motrës, e cila një ditë më parë kishte kryer vetëvrasje.
Siç njoftonte një ditë më parë Policia, më datë 26.01.2021,rreth orës 22:20, në banesën e saj në Mamurras,Kurbin është vetëvrarë dyshohet me armë gjahu shtetasja A Sh.,59 vjeçe.
Njoftimi i policisë për atentatin e sotëm:
Rreth orës 13:25, në Mamurras,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi M.L.,60 vjeç,banues në fshatin Gjorëm,Kurbin i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Lexo edhe:
Atentat 60-vjeçarit në Kurbin, babai i të akuzuarit për vrasjen e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës