I dënuar për grup kriminal dhe trafikim narkotikësh në Itali, arrestohet në Tiranë 35-vjeçari/Emri

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar të dënuar nga drejtësia italiane, për veprat penale "Grupi kriminal" dhe “Trafikimi i narkotikëve".

I arrestuari është Areld Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë. 

"Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim për veprat penale “Grupi kriminal” dhe “Trafikim i narkotikëve”, të parashikuara nga legjislacioni italian" njofton policia.  

Nga ana e ZQK Interpol Tiranës, agjencive të tjera ligjzbatuese dhe zyrës homologe do të vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt Italisë.