Sarandë/ Gjendet pa shenja jete në mes të rrugës 52-vjeçari, dyshimet e para të policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2021, 08:36
Mëngjesin e kësaj të enjteje, në lagjen "Nr.1" në Sarandë, është gjetur pa shenja jete shtetasi A.GJ 52-vjeç.
Nga të dhënat e para dyshohet se i ndjeri ka ndërruar jetë në shkaqe natyrale.
Kjo pasi nga këqyrja paraprake e trupit të tij, sipas policisë, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.