Drejtonte motorin e vjedhur, arrestohet 40 vjeçari. Policia i gjen drogë me vete

Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit duke drejtuar pa leje drejtimi, pa dokumentacionin përkatës dhe pa targa një motoçikletë që ishte denoncuar e vjedhur.

Sipas policisë, në pranga ka rënë A.M., 40 vjeç, banues në lagjen ‘’Muzakaj’’, Berat. Atij i janë gjetur edhe një sasi lëndë narkotike kanabis sativa që është sekuestruar në cilësinë e provës së bashku me motorin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Vjedhja", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".