Pesë punonjëse rezultojnë pozitive me Covid-19, mbyllet kopshti në Vlorë

Kopshti nr. 5 në qytetin e Vlorës është mbyllur.

Kjo pasi ditën e djeshme ju është marrë tamponi nëntë prej punonjësve të këtij kopshti dhe kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, pesë prej tyre.

Ndërkohë bëhet me dije se një tjetër punonjëse është në pritje të përgjigjes së tamponit.

Qyteti i Vlorës vazhdon të jetë një vatër infeksioni dhe rastet ditore të jenë të larta.