Llajo: Në Shqipëri masat më të relaksuara, Pipero ka anti-trupa, do i bëhet tampon sërish

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, mjeku Vasil Llajo u shpreh se në Shqipëri masat anti covid janë më të relaksuara.

Vasil Llajo: Shqipëria diferencë me masat në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian. Në Shqipëri masat më relaksuese. Numri i personave të intubuar tregues që sistemi shëndetësor mund të shkoj në kolaps.

Kemi një rritjeve të rasteve, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Evropën. Moti i ftohtë, lagështia dhe temperaturat e ulëta janë aleatët e virusit. Mesa duket po hyjmë në valën e tretë.

Llajo shtoi se doktor Pipero ka antitrupa dhe se do ta kalojë lehtë, por duhet të bëjë një tampon pas dy ditësh për të vërtetuar pozitivitetin e tamponit.

Llajo: Pipero ka antitrupa. Vaksinat synojnë të provokojnë antitrupa kundrejt proteinës S. Pipero do ta kalojë më lehtë, por duhet të bëjë një tampon pas dy ditësh për të vërtetuar pozitivitetin e tamponit të parë për të parë ngarkesën virale.

Skenari më i mundshëm është që antitrupat të jenë krijuar nga vaksina, ose infeksioni është marrë para tre javësh. Të gjithë ata që vaksinohen më parë të bëjnë testin e tamponit. Prezenca e antitrupave deri në 8 muaj. Deri tani nuk kemi konstatuar virusin mutant.

https://youtu.be/qc_laNxdeAA