Plagosi me thikë biznesmenen italiane në Kavajë, zbardhet dëshmia e bashkëshortit: Po bëhej zhurmë...

Një biznesmene italiane është plagosur në zonën e Vilë Bashtovës në Kavajë.

Ora News raporton se gruaja është qëlluar me thikë dhe se i dyshuar kryesor si autor i ngjarjes është bashkëshorti i saj. Ky i fundit është në arrest shtëpie për dhunë në familje.

Mësohet se burri Kastriot Dema 35 vjeç banor i fshatit Ballaj është prej vitesh i martuar me shtetasen italiane me të cilën kanë dhe dy fëmijë.

Dema së bashku me gruan e tij kanë një resort në zonë. Prej kohësh italiania kishte urdhër mbrojtje nga policia pasi 35 vjeçari herë pas here e dhunonte.

Gjatë natës së kaluar Dema e ka plagosur gruan me thikë në katin e tretë të resortit.

Sakaq është zbardhur edhe dëshmia e bashkëshortit të italianes.

Sipas tij, gjatë kohës që po bëhej festa në katin e parë në biznesin e tyre, po bëhej shumë zhurmë. Ai është ankuar për zhurmën pasi ishte orë e vonë. Fillimisht, sipas tij, kanë qenë disa miq të bashkëshortes së tij, të cilët kanë shkuar në dhomën e tij dhe e kanë rrahur.

Më pas, në konflikt e sipër, ka shtuar, ka marrë një thikë të vogël dhe ka qëlluar bashkëshorten në pjesën e parakrahut. Policia vijon ta mbaj në Komisariatin e Kavajës, por akoma nuk ka një vendim për të nëse do të ketë apo jo fletë arresti.

Aktualisht Karlota bashkëshortja e Demës ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën ndërsa Dema ne policinë e Kavajës.

Shtetasja italiane është pronare e një lokali të quajtur “Pepedoro” në Vilë Bashtovë.

Policia ka mare në ruajtje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes ku kyç janë pamjet e kamerave.