Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për këtë të enjte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2021, 07:53
Falë masave ajrore të ftohta dhe të thatë, edhe sot territori i vendit do të karakterizohet nga moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët.
Vetëm në relievet malësore do të jenë të pranishme vranësira kalimtare. Gjatë pasdites vranësirat do të shtohen, duke rigjeneruar në reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në gjithë vendin, duke sjellë brymë dhe ngricë në orët e para të mëngjesit.
Vlerat e tyre do të pësojnë luhatje nga -9 deri në 12 gradë celsius.