E pazakontë në Vorë/ Adoleshentja denoncon në polici një 24-vjeçare për abuzim seksual

Një kallëzim i pazakontë është regjistruar në komisariatin e policisë së Vorës në kryeqytet ku një 15-vjeçare akuzon një 24-vjeçare se e ka përdhunuar dhe e ka detyruar të dhunojë veten.

E mitura ka pretenduar se 24-vjeçarja e ka ftuar në shtëpinë e saj në Tiranë dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.

Pas këtij raporti, e mitura dyshohet se është dhunuar sistematikisht nga ana psikologjike e është detyruar nga 24-vjeçarja të dhunojë veten.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth dy muaj më parë, por kallëzimi nga e mitura është kryer të mërkurën.

Deklarimet e vajzës 15-vjeçare janë marrë në prani të psikologes dhe prindërve.

Policia e Vorës dhe drejtoria vendore e policisë së Tiranës ka shpallur në kërkim 24-vjeçaren dhe po punon për arrestimin e saj.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, u bë shpallja në kërkim e shtetases A. Sh., 24 vjeçe, pasi dyshohet se  ka mashtruar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me një shtetase të mitur 15-vjeçare. Punohet për kapjen e shtetases A. Sh dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.