Sulmi i Veliajt ndaj gazetarit të Ora News, reagon Berisha: Qëndrim prej mafiozi
Ish kryeministri Sali Berisha reagon pas episodit të sotëm pranë ambjenteve të bashkisë Tiranë ku kryebashkiaku Erion Veliaj, në pamundësi për të kthyer përgjigje lidhur me përgjimet e antimafias italiane, sulmoi gazetarin Ronaldo Sharka dhe televizionin Ora News.
Berisha dënon veprimin e Veliajt ndaj gazetarit duke e quajtur një qëndrim prej mafiozi.
“Shikoni si sillet Lal Plehu i Ndraghetas me gazetarin që e gozhdon me pyetje për regjistrimet që faktojnë lidhjet e tij mafioze. Dënoj me ashpërsi qëndrimin prej mafiozi të Lal Plehut ndaj gazetarit”, shkruan Berisha në reagimin e tij.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vendosi truprojat përballë gazetarit të Ora News që e pyeti në lidhje me përgjimet e Antimafias italiane dhe lejet e ndërtimit në Tiranë.
Në ato pak fjalë që tha për këtë çështje, Veliaj zgjodhi të merret me televizionin që publikoi përgjimet duke mos dhënë asnjë shpjegim në lidhje me betonizimin që i është bërë kryeqytetit gjatë qeverisjes së tij.
Lexo edhe: