Erzeni rrezikon të dalë nga shtrati, Bistrica përmbyt tokat bujqësore

Lumi i Erzenit ka filluar të rrisë prurjet e ujit megjithëse  nuk ka pasur nivel të madh të rënies së shirave.

Nga 2.5 m që kishte rënie të niveli në mëngjes tashme kjo rënie është vetëm një metër larg nivelit maksimal qe ishte ditën e djeshme.

Banoret dyshojnë se meqë nuk po bie shi dhe kjo rritje është e pajustifikueshme, duhet të jetë hapur diga e HEC-it te Myrdarës në zonën e Tiranës.

Përveç shiut dhe problemeve të shkaktuara në Durrës sapo ka rënë një tërmet 3.8 ballësh.

Ndërkohë, reshjeat e shiut kanë nxjerr nga shtrati lumin e Bistricës, në Sarandë.

Prurjet e mëdha kanë përmbytur tokat në fshatin Çukë.

Kjo situatë përsëritet çdo vit, sa herë ka shira me intensitet të lartë.

Për shtratin e lumit nuk ka pasur asnjë ndërhyrje rehabilituese, nga ana e Bashkisë Sarandë.

Këto toka bujqësore në këtë periudhë ishin të mbjella me perime dhe jonxhë.