Uji mbi një metër në stan, nis evakuimi i gjësë së gjallë në Dajç e Trush

Përkeqësimi i situatës me përmbytjet në Shkodër ka bërë të domosdoshme evakuimin e gjësë së gjallë.

Në Dajç dhe Trush ka nisur evakuimi i 400 krerë dele pasi lartësia e ujit në stan kishte shkuar mbi 1 metër.

Evakuimi po bëhet me mjetet e ushtrisë.