Hera e 90-të, shtyhet sërish gjyqi për grabitjen në Rinas
Shtyhet për të 90-ën herë në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanca gjyqësore për grabitjen e parë në aeroportin e Rinasit.
Shkak është bërë mungesa e avokatëve, ndërsa një prej të pandehurve, Aleksandër Murataj, ka kërkuar veçim të çështjes.
Murataj ka qenë prezent në çdo seancë dhe kërkon që gjykimi për të të vazhdojë.
Kujtojmë që Aleksandër Murataj është vëllai i të ndjerit Admir Murataj, i vrarë pas një tjetër grabitjeje në Rinas.
Murataj, së bashku me 8 persona të tjerë akuzohen për dy grabitje me armë në rrugën e Rinasit, në 2017, ku u arrit të grabiteshin rreth 7 milionë euro.
Të arrestuar për dy grabitjet janë Fatian Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, Ernest Kupa, Dash Kupa, Aleksandër Murataj, Dritan Sinanaj, si dhe i penduari i bandës Admir Çerpja.