"Mafia me ne s`ja doli!" Rama: Ata dështuan në Tiranë, hapën vetëm një dyqan rrobash
Kryeministri, Edi Rama, foli për herë të parë për përgjimet e Anfimafias italiane për të cilat tha se më shumë sesa qeverinë dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, që përfliten në dosje, dëmtojnë Shqipërinë. Duke pranuar se si kudo edhe në Shqipëri pastrohen para, kreu i qeverisë tha se mafiozët italianë nuk i arritën qëllimet e tyre pasi hapën vetëm një dyqan rrobash por edhe ai rezultoi me humbje.
"As nuk e di kush janë këtë njerëz, as nuk kam takuar ndonjëherë njerëz të tillë."
Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen për dosjen e Antimafies italiane, 5 ditë pas publikimit të përgjimeve nga Ora News për planet e klaneve të Ndraghetës për financimin e ndërtimeve në Tiranë dhe lidhjet me politikanët në Shqipëri.
Gjatë bashkëbisedimet me gazetarët, kreu i qeverisë, i cilësoi këto publikime nga ana e mediave si material për të bërë pis Shqipërinë.
Rama: Marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqipëtarët netëve të gjata të mejhaneve televizive dhe ditëve të gjata të kërkesës për klikime dhe spektakël është turp që i mishëron më së miri atë të cilët e ushqejnë këtë lloj qasje që janë të njëjtë dhe prirjen për t’ja bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet sa herë që u jepet mundësia dhe kur nuk ka asnjë mundësi se kjo është një marrëzi e pashoqe me asnjë gjë tjetër. Flasin ca italianë, përmendin njerëz, imagjinojnë investime, përfytyrojnë pushtimin e tokës së premtuar.
Duke cituar konkluzionet e prokurorisë italiane në fund të hetimit të kryer, Rama tha se se nuk ka asnjë provë që tregon lidhje të zyrtarëve socialistë apo të Presidentit me mafian italiane.
Rama: Ata dështuan totalisht dhe i vetmi investim i bërë është një dyqan i vogël. Ju e dini se sa i gatshëm jam ta mbroj Metën aty ku nuk mbrohet, por nëse përmendet aty me emër dhe mbiemër, nëse këshilltari i tij që njihet si tregtar lajmesh të rreme e provuar nga gjykata italiane për t’i bërë nënë vendit këtu, është aty, unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata. Ai deputet njohet botërisht që është mik i Lulzim Bashës deh PD, çfarë duhet të them unë"? Duhet të them që Lulzim Bashqa e priste këtë deputetin që e çonin mafiozët dhe i jepte fjalëjn që do të ndihmonte mafiozët,. Nuk e them dot kurrë se e dua Shqipërinë më shumë se ju.
Përsa i përket 20% për lejet e ndërtimit, Edi Rama nuk del garant për kryebashkiakun e Tiranës, duke pranuar se në Shqipëri, si në shumë vende të tjera pastrohen paratë e pista.
Rama: A ka pastrim parash? Ku nuk ka? Patjetër, as nuk e përjashtoj fare unë, si mund ta përjashtoj këtë gjë?
Kryeministri mendon që hetimi nga ana e SPAK do t’i bënte mirë këtij procesi, ndërsa për padinë ndaj Erion Veliajt nga ana e Nismes Thurje, Rama e sheh si një akt politik.
Rama: Nëse ka diçka për të hetuar ta hetojë pa diskutim fare, ku ta gjesh ta hetojë SPAK që të dalë çfarë ka për të dalë. Paska shkuar në SPAK një padi për Erion Veliaj, të shkojnë 1000 padi për të gjithë, nuk do të thotë asgjë. Paditë te SPAK janë bërë pjesë e kësaj propagande, e kësaj poshtërsie nga ata të cilët e ushqejnë këtë kanal plot me llum se nuk kanë asnjë mundësi tjetër, asnjë shpresë tjetër, asnjë ide tjetër sesi mund të fitojnë zgjedhjet dhe përshkallëzojnë vetëm prurjet e llumit.
Për të legjitimuar qëndrimin e tij se PS nuk ka lidhje me mafien italiane, Rama dhe një shembull personal kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.
Rama: Kur isha kryetar i Bashkisë së Tiranës, njëri kishte bërë një foto afër ish-kinema Dajtit pas një takimi partie, me atë fotografi kërkonte nga pronarët e tokës që ti jepnin firmën, sepse ishte djali i tezes që unë nuk e pata kurrë. Një mashtrues. Ç’lidhje ka kjo? Si mund ta ulni nivelin tuaj?