Shtëpia "noton" në ujë, familja me 5 anëtarë në Sukth e izoluar prej mbrëmjes së djeshme

Që prej mbrëmjes se djeshme familja e Bexhet Ukës në lagjen 5 në Sukth ka mbetur e izoluar.

Në këtë banesë jetojnë 6 anëtarë të familjes, mes tyre dhe 12 vjeçare.

Siç shihet dhe në foto, e gjithë hapësira e jashtme e shtëpisë ndodhet nën pushtetin e ujit.

Nga Shtabi i Emergjencave në prefekturën e Durrësit në mëngjes u njoftua se niveli i lumit Erzen ka rënë me gjysmë metri në orët e mëngjesit.

Nga fshatrat e Sukthit janë evakuar mbrëmë 18 persona nga 3 familje që janë sistemuar në kavalishencën në zonën e Plepave.

Të evakuarit  nga Shijaku janë strehuar në Shijak, nuk kanë pranuar që të largohen.

Bashkia ka bërë gati për shpërndarje rreth 250 pako ushqimore për zonën e Sukthit-Katundit te Ri si dhe 60 pako për në Shijak, që do të shpërndahen.

Ndërkohë po pritet rënia e metejshme e nivelit te ujrave per të dërguar zjarrfikëset per shpërlarjen e banesave nga llumrat.