Bashkia u tha se nuk ka rrezik, vërshimi i Vjosës shkatërron baxhon në Novoselë

Kjo është baxhoja e përmbytur e Dhimo Gucaj, në fshatin Fitore të Novoselës në Vlorë.

Pronari i saj, thotë se nuk kishte marrë asnjë masë për ta parandaluar këtë që ndodhi, pasi bashkia kishte thënë se nuk ka rrezik përmbytjesh.

"Kësaj radhe i morëm nga bashkia"

Baxhoja e bulmeteve është përmbytur edhe në vitin 2015 duke i shkaktuar një dëm prej 40 milionë lekësh të reja, por që nuk u dëmshpërblye kurrë.

"Edhe nuk me ka dhënë asnjë kafe të zezë shteti"

Në Vlorë, Fshatrat Poro dhe Fitore i kanë tokat nën ujë. Banorët drejtojnë gishtin nga autoritetet për mungesën e ndërhyrjeve.

"Mashtrime janë konkretisht hajde shiko ka bërë gjë në Vjosë atje ku jemi ne absolutisht asnjë gjë s'kanë bërë" thotë një banor.

Mbrëmjen e së hënës, situata ka qenë e vështirë në Mifol, ku niveli i Vjosës ka shkuar deri në 7 metra e 50 centimetër, ndërsa pritet tërheqja e lumit dhe rënia në nivelin e 6 metrave.

Në situatë të rënduar situatë e rëndë është edhe Lezha.

880 hektarë tokë janë përmbytur në të gjithë qarkun.

Kurbini është ndër zonat më të prekura, ndërsa banorët edhe këtu akuzojnë autoritetet për këtë situatë.

"Nuk kam për të fol për arsye se këtu vijnë e shohin dhe ikin asnjë gjë s'bëjnë" shprehet një banor.

" Na bini ndihmë se jemi shumë shumë keq" shprehet një banore.

Dhjetëra banesa në fshatrat e Fushë-Krujës janë izoluar nga uji.

Edhe në Jug të vendit, në fshatin Derviçan të Gjirokastrës uji ka pushtuar tokat dhe lagjet.

"Frikë kemi mos të mbytemi fare të rrezikuar jemi brenda në shtëpi kam ujë asnjë s'na ka ardhur për ndihmë" thotë një banore.