"Gjahtari bëhet pre" atentat porositësit të atentateve, plagoset Marion Mitro

Persona ende të paidentifikuar tentuan të vrasin në një atentat me armë në Vlorë 49-vjeçarin Marion Mitro, i dënuar si anëtar i bandës së vrasësve me pagesë ku bënte pjesë edhe Julian Sinanaj.

Autorët dogjën makinën

Ora News ka siguruar foto të “Land Roverit” të djegur në aksin Vlorë-Selenicë, në vendin e quajur Bishti i Malit.

Mjeti ishte i djegur thuajse plotësisht, për të fshehur gjurmët e autorëve në mjet.

Plumbi në krah dhe një në kokë

MItro mbeti i plagosur gjatë një atentati sot paradite në afërsi të bibliotekës së Vlorës,në lagjen "28 Nëntori" ku ai banon.

Policia tha se 49 vjeçari ka marrë një plumb në krah dhe një tjetër shkarazi në kokë. Rreziku për viktima aksidentale nga atentati ka qenë i lartë, siç tregon dhe shenja e një plumbi që ka përfunduar në një dyqan të zones.

Autorët më pas janë larguar me makinë dhe pasi e kanë djegur tek Bishti i Malit duke shfrytëzuar terrenin, kanë humbur gjurmët për policinë.

Ne foto: Shenja e plumbit ne xhamin e dyqanit. Një nga plumbat që goditën Mario Mitron


Mitro në spital
49 vjeçari Marion Mitro ndërkohë ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Vlorës, nga ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Kush eshte Mario Mitro
Emri i Mitros ka dalë fillimisht në dëshminë e shtetasit Ndriçim Gjokona,  i cili me statusin e të penduarit zbuloi grupin e tritolit të Julian Sinanaj.

Gjatë procesit gjyqsor ai mohoi akuzat por gjykata e gjeti fajtor dhe e dënoi me 8 vite burg për tri vepra penale mes të cilave porositjen e atentatit me eksploziv C 4 në automjetin tip “Peugeot” të Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, ngjarje që u zbulua para kryeministrisë në vitin 2013.

Marion Mitro u arrestua në vitin 2014 në tentativë për tu arratisur nga Shqipëria dhe mësohet se është liruar vetëm pak muaj më pare.

Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë person të arrestuar, ndërkohë Marion Mitro ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Vlorës.

https://youtu.be/nV33yeb0LuQ