“Duhej të ekstradohej brenda 30 ditëve…”, si e argumentoi gjyqtari Andi Ymeri lirimin e Arben Bregut

Ministria e Drejtësisë, duhët të kishte disponuar me vendim për ekstradimin, brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit të 23 shtatorit 2020, që miratonte lejimin e ekstradimit të personit të kërkuar nga SHBA, Arben alias Arbin Bregu…”.

Ky është argumenti që ka përdorur në vendimin e tij gjyqtari i Shkodrës, Andi Ymeri, i cili vendosi të lirojë për ditë të dielë në 17 janar 2021, personin e kërkuar nga drejtësia amerikane, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Gjyqtari Ymeri, ka argumentuar se afati 30 ditor për ekstradimin e Bregut në SHBA,ka mbaruar qysh prej datës 7 dhjetor 2020.

Brenda kësaj date, Arben Bregu, duhet të ishte ekstraduar në SHBA, por ai ka vijuar të mbahet në qelitë e burgut të Reçit, duke mos marrë një vendim ekstradimi nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo për shkak se edhe situata e shërbimeve për shkak të pandemisë në SHBA, ishte pezulluar, si pasojë e pandemisë COVID-19.

Duke shfrytëzuar këtë tejkalim të afateve të ekstradimit, gjyqtari i Shkodrës Andi Ymeri, vendosi, në 17 janar 2021 të lirojë nga qelia Arben Bregun, duke mos i caktuar asnjë masë tjetër sigurimi, edhe pse ndaj Bregut, kishte një vendim të mëparshëm, ekstradimi të marë në datën 23 shtator 2020.

Por pas publikimit te lajmit ë lirimit nga qelia të Bregut, ai është riarrestuar sërisht nga forcat e policisë Shkodër, dhe se pak ditë më parë gjykata e Shkallës së Parë, caktoi masën e “arrestit në shtëpi”, duke urdhëruar që Bregu të survejohet 24 orë nga punonjës të policisë, me qëllim shmangien një arratie të mundshme të tij.

(Lajmi u perditësua)