Reshje shiu dhe rrëshqitje dherash, rrezikohen 3 banesa në Librazhd

Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar probleme edhe në bashkinë e Librazhdit.

Siç raporton gazetarja Edisona Skënderi, në disa zona ka patur shembje dherash, dëme në ujësjellës dhe në shtyllat e energjisë elektrike, ndërsa janë duke u riparuar.

Problematike shfaqet situata në lagjen ish Ushtaraku në qytetin e Librazhdit, ku 3 banesa rrezikojnë nga rrëshqitjet e dheut.