“Kur isha kryetar bashkie dikush bëri foto...” Rama tregon se ç’i ndodhi: Kërkonte firmën e tokës si djali i tezes që s’pata kurrë
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përjavshme ka treguar një rast që i ka ndodhur gjatë kohës që ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Rama ka thënë se dikush ka shkrepur një foto me të pas një takimi dhe më pas e ka përdorur atë fotografi për të shantazhuar pronarët e tokës, duke u thënë atyre që ishte djali i tezes së kryeministrit.
“Kur isha kryetar i Bashkisë së Tiranës, njëri kishte bërë një foto afër ish-kinema Dajtit pas një takimi partie, me atë fotografi kërkonte nga pronarët e tokës që ti jepnin firmën, sepse ishte djali i tezes që unë nuk e pata kurrë. Një mashtrues. Ç’lidhje ka kjo? Si mund ta ulni nivelin tuaj?”, tregon Rama.
Kryeministri Rama në këtë mënyrë ka ilustruar faktin se askush nuk mund të mbajë përgjegjësi për faktin se dikush ka përmendur disa emra në një telefonatë, duke iu referuar përgjimeve të antimafias.