Rama komenton përgjimet e Antimafias: Tymnajë e neveritshme nga njerëz që e kanë prioritet t'ja bëjnë nënën këtij vendi
Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen për përgjimet e Antimafias italiane të publikuara nga Ora News, ku tregohej sesi biznesmenë italianë të lidhur me Ndraghetan flisnin për investime në fushën e ndërtimit në Tiranë, tendera e koncesione në shëndetësi.
Në konferencën për mediat, Rama duke cituar konkluzione të prokurorisë italiane të Antimafias, tha se se nuk ka asnjë provë që tregon lidhje të zyrtarë socialistë me mafian.
Sipas Ramës, i vetmi investim i bërë në Tiranë është një dyqan i vogël për rroba pune.
Për kryeministrin, "tymnaja" e këtyre ditëve ëhstë provë se ku është katandisur media dhe opozita.
Edi Rama: Nuk do të them për këtë duhet të flasë drejtësia sepse në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion grupi hetimor italian. Po e lexoj për t'ju thënë pse është turp i pashembullt për të gjithë ju që keni detyrën të informoni publikun dhe ndërkohë thjesht ushqeni tymnajën me llafe, muhabete, dëngla njerëzish që sipas prokurorisë italiane "në konkluzion, në praktikë pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njëri-tjerin për investime që do të bëhen në Shqipëri ato dështuan totalisht dhe i vetmi investim i bërë është një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës për të cilin ka pasur konflikte mes ortakëve.
Në 2018 investimi në Shqipëri sipas bilanceve nga QKB ka shitur mallra për 5 mln lekë të reja dhe ka humbur në fund të atij viti 400 mijë lekë të reja. Në 2019 siguroi 4 mln lekë të ardhura dhe 1.8 mln lekë humbje". Ky është citim nga konfluzinet e prokurorisë italiane. Marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqipëtarët netëve të gjata të mejhaneve televizive dhe ditëve të gjata të kërkesës për klikime dhe spektakël është turp që i mishëron më së miri atë të cilët e ushqejnë këtë lloj qasje që janë të njëjtë dhe prirjen për t'ja bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet sa herë që u jepet mundësia dhe kur nuk ka asnjë mundësi se kjo është një marrëzi e pashoqe me asnjë gjë tjetër. Flasin ca italianë, përmendin njerëz, imagjinojnë investime, përfytyrojnë pushtimin e tokës së premtuar.
Nuk ka asnjë fakt, asnjë lidhje, asnjë provë dhe këtu ngrihet një tymnajë që është e neveritshme dhe unë realisht nuk kam asgjë për të thënë për këtë por meqë më pyetët ju lexova konkluzionin e prokurorisë italiane, merrini të gjitha ato mijëra faqe, pijuani lëngun dhe nxirrini prapë dhe villini nëpër ekrane dhe portale për ti bërë shqiptarët që t'ju vijë për të vjellë, se ky është qëllimi në fakt për fat të keq. Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të mediave. Nuk e imagjinoj dot në një vend normal ku çdo njeri ka një mikrofon dhe një fytyrë në shërbim të publikut tu marrë kohë njerëzve për t'ju hedhur në fytyrë këtë lloj gjelle kutërbuese budallallëku dhe poshtërsie, unë kështu e shoh këtë punë.
Çfarë pret të të them unë? Të të them se nuk e di kush janë këta njerëz dhe as nuk kam takuar njerëz të tillë, është e kotë. Të të them nuk funksionon kështu me mua, nuk funksionon kështu me ne, prapë është e kotë. Është një turp që ta mbajnë ata që e kanë dhe ju nuk keni pse bëheni pjesë e këtij turpi sipas meje. Është një mënyrë më e ulët sa nuk ka për të kërkuar avantazhe të natyrave të ndryshme në mexhelis që janë politike, influence, duke ja bërë nënën këtij vendi faktikisht, përsëri, si gjithmonë. Në vend që të bëhet informacion bëhet dizinformacion, në vend që të bëhet debat për faktet bëhet luftë kush e shtrembëron më shumë të vërtetën. Nuk kam çfarë të them.
Rama e cilësoi të paprecedentë nevojën e reagimit të Ambasadorit italian në Shqipëri për këtë çështje.
Edi Rama: Ky është konkluzioni këtu. Ku i shikoni pallatet, gradaçelat dhe të gjithë ato marrëzira prej ca mitomanësh delirantë që e kanë përshkruar Shqipërinë ashtu si ju, opozita, vendin e mafias, drogës, vendin ku të nisemi se bëhet pastrim parash. Ku i keni? Këto janë konkluzionet që kanë bërë ata.Është e paprecedentë që është detyruar të shprehet ambasadori italian këtu.
LEXO EDHE