"20% për ndërtimet", Rama nuk del garant për Veliajn: Gjeni një vend ku nuk pastrohen paratë, PS-së i merrni të keqen

Kryeministri Edi Rama refuzoi ti përgjigjet sfidës së gazetarëve për të dalë garant për kryebashkiakun Erion Veliaj se nuk merr 20% për çdo leje ndërtimi të dhënë në Tiranë, sikundër edhe përflitet në përgjimet e Antimafias italiane, por nga ana tjetër i sfidoi ata duke i ftuar të investigojnë dhe të provojnë këto pretendime.

Rama e pranoi se Shqipëria nuk është imune ndaj pastrimit të parave duke deklaruar se nuk ka asnjë vend që nuk pastrohen paratë.

Shefi i qeverisë nuk u përmbajt përballë presionit publik dhe gazetarëve u tha ti marrin të keqen PS-së.

Rama: Të gjitha kompaninë e ndërtimit, janë të detyruara të japin shpjegime dhe kanë vazhdimisht ankesa për këtë punë, se kjo tremb në thonjëza, klientelë. Atëherë çfarë bëjnë? A ka? Patjetër. As nuk e përjashtoj fare unë, si mund ta përjashtojë këtë gjë. Por ku? Si? Sa? Kjo është luftë e institucioneve së cilës iu ftoj t'i bashkoheni me investigime. Merrni shembull nga "Stopi", nga "Fiksi".

Ata që e luftojnë mafian, shtrirë nëpër kolltuqe si derrat e knaqun të Migjenit dhe që mbajnë shqiptarët me orë natë për natë me dokrra dhe bëjnë ekspertët e luftërave kundër krimit dhe luftërave kundër korrupsionit dhe janë më të korruptuar e inkriminuar se të gjithë ne së bashku. Po e po, padiskutim se as ju e as unë nuk hymë në këtë kategori, por edhe më keq se ata të cilët i përkasin botës së krimit.

Ç'a është kjo histori? Shtrirë nëpër kolltuqe, merr ca llafe rrugësh atje dhe ngri e ul njerëz bam e bum. Si mund të funksionojë kështu marrëdhënia me të vërtetën dhe me publikun. Si mundet? Prokuroria italiane ka nxjerrë konkluzione, nuk jeni të kënaqur me konkluzionet, investigoni. Por investigim unë i them asaj që bën "Stopi", që nuk merret me mafian globale, se kush merret me mafian globale dhe bën sikur kap majat e luftës me mafias, në fakt i shërben mafias, natyrisht padashje, por me vetëdije. Përdor mafian, kriminelët, për luftë politike apo përfitime të natyrave të ndryshme duke përdorur influencën mediatike.

Çfarë pyetje është kjo që a jeni ju i sigurt se nuk paguhet 20%? Si mund të ndërtohet kështu biseda. Është si tu pyes ju që a jeni e sigurt që lojtarët e fatit nuk bëjnë linjen editoriale të televizionit tuaj? Urdhëro, investigoni, provoni dhe unë do të jem i pari që do t'ju falenderoj dhe vlerësoj maksimalisht dhe do t'ju jem mirënjohës.

Kjo është ndihma më e madhe që mund të më jepet mua në këtë punë. Mblidhemi gjithë këta njerëz dhe flasim për ca llumra që flasin italisht me njëri-tjerin, që nuk rezulton të kenë asnjë impakt në vendin tonë dhe asnjë investim në vendin tonë dhe tregojnë me gisht PS. Partisë Sociauiste i merrni të keqen ju të gjithë, që të jemi të qartë.

https://www.youtube.com/watch?v=6kqRQS7yMsY