"Boll më, kupa është mbushur!"Basha: Rama dhe marionetat e tij të lidhur me mafian

Kryedemokrati, Lulzim Basha, ka publikuar sërish një video në rrjete sociale, ku akuzon qeverinë lidhur me përgjimet e fundit të Antimafias.

 Basha thotë se në vend që të kujdeset për njerëzit, kryeministri dhe "marionetat" e tij bashkëpunojnë me mafian për të shtuar pasuritë e tyre.

"Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më: kupa është mbushur!", shkroi kreu i PD-së.

Gjithashtu në video vendosen në fokus premtimet e bëra nga Rama në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit.

Sipas Partisë Demokratike, këto premtime nuk janë mbajtur.