Nga dje në sot, mbi 500 ha tokë nën ujë më shumë në Shkodër, në Obot uji më shumë se 1 m

Rritet ndjeshëm sipërfaqja e tokës nën ujë në bashkinë e Shkodrës. Nga dje në sot është rritur me mbi 500 ha tokë sipërfaqja nën ujë.

Shtabi i emergjencave raportoi mëngjesin e sotëm se rreth 2065 hektarë janë nën ujë, ndërkohë që në fshatin Obot kalimi bëhet vetëm me varkë lundruese sepse uji arrin në 1 metër e 15 centimetra.

Ndërsa dje sipërfaqja nën ujë ishte mbi 1500 ha tokë.

Bashkia ka kërkuar ndihma materiale me varkë ushtrie si dhe me ndihma ushqimore për gjënë e gjallë.

Raporti i Bashkia Shkodër më poshtë:

Siperfaqe totale e përmbytur 2065 Ha

1. Tokë e pakultivuar               508 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe   1430 Ha

3. Grurë                                       60 Ha

4. Bimë Dekorative                     37 Ha

5. Pemtore                                   27 Ha

6. Sera                                     3  Ha                                                  

Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë lundruese. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

Fshati Obot është pa energji elektrike Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1150 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 220 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 870 Ha

Grurë 25 Ha

Pemtore 25 Ha

Bimë dekorative 7 Ha

Sera  3 Ha

 Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 810 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

Tokë e pakultivuar  260 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 485 Ha

Grurë 35 Ha

Bimë dekorative 30 Ha

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

Tokë e pakultivuar  10 Ha

Foragjere   të dyta, jonxhe  30 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha,

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Te pakultivuara 10 Ha

Foragjere   të dyta, jonxhe  30 Ha

Nj.A.Rrethinat


Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 25 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

Tokë e pakultivuar 8 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha

Pemtore    2 Ha

Rritja e nivelit të ujit është rritur ndjeshëm në këto 24 orë. Dje u raportuar për 1330 hektarë tokë të përmbytur.