Reshje të dendura shiu edhe në Lezhë, uji depërton në disa banesa në Mamurras
Reshjet e dendura gjatë ditëve të fundit në vendin tonë kanë rënduar më shumë situatën në disa zona të veriut .
Qarku i Lezhës gjatë natës së kaluar ka pasur reshje shiu në rreth 45 mm, me intensitet mesatar në të lartë.
Raportimi i situatës aktuale më poshtë:
Qarku i Lezhës aktualisht janë rreth 880 hektarë toka bujqësore të përmbytura.
Bashkia Lezhë, rreth 750 hektarë tokë bujqësore të përmbytura.
Bashkia Kurbin rreth 130 hektarë tokë bujqësore të përmbytura.
Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujë rave, niveli i ujerave momentalisht ka tendence ulje
Hidrovori Balldre, kuota është -1.5m, dhe ka rreth 100 ha tokë të përmbytur në Torovicë.
Hidrovri Tale, kuota është kuota -0.3m, ka rritje rreth 50 cm nga dita e djeshme për shkak të reshjeve të rëna, ka rreth 350 m tokë të përmbytura, në ish kënetë n Spiten-Tresh.
Hidrovori Gryk-Zeze, ka rritje kuotash për shkak të nivelit të lartë të lumit Drin, ka rreth 50 ha tokë bujqësore të përmbytur.
Hidrovori Drojë, kuota e nivelit të ujit është +0.5 m me tendence rritje për shkak të nivelit të lartë të ujerave në lumin Drojë.
Hidrovori Shllinza, kuota është -0.6 m ,ka rreth 130ha sipërfaqe tokë të përmbytur, në ish kënetën Gjorm.
Rezervuarët janë në monitorim ë nuk paraqesin probleme.
-lumi Drini, është + 1.8 m, nga +2.00 m të kuotës kritike;
-lumi Gjadër, është në nivele të larta por nuk ka kapërdedhje uji mbi argjinaturë;
-lumi Mat, është në kuotën 2 m nga 4 m të kuotës kritike;
-lumi Droje, situata është me e vështirë për shkak të niveleve të larta të ujit, i cili është në kuota maksimale, ka kapërderdhje uji mbi argjinature në drejtim të hidrovorit Droje në anë n e qarkut Durrë s.
Kanalet e ujerave të larta ato të dyta dhe të treta janë në nivelet e larta. Problematike paraqitet në kanalin e ujerave te larta Mamurras, në segmentin Gjorem, ku ka banesa me prani uji rreth tyre.
Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm, në përgjithësi është pa problem.
Në fshatin Blinisht, Bashkia Lezhë ka pasur djegie të trasformatorit si dhe ndë rprerje të herë pas hershme në Njësinë Administrative Fan, Bashkia Mirditë, po punohet për normalizimin e situatës dhe të furnizimit me energji elektrike.
Rrugët nacionale, rurale në përgjithësi janë të kalueshme.
Probleme janë shfaqur në akset rrugore, të fshatrave Gallates dhe Vinjolles, të Njësisë Administrative Milot, Bashkia Kurbin, si dhe në aksin Rrëshen-Bukmir, Bashkia Mirditë, nga rënia e inertëve ku po ndërhyhet për pastrimin e tyre.
Në territorin e Bashkisë Mirditë, gjatë natës ai pasur reshje dëborë në lartësitë mbi 1000m.
Trashësia e dëborë s arrin në rreth 10-15 cm, kemi në zonën e Kurbëneshit, Njësinë Administrative Kthellë, por nuk ka problem për banorë t.
Emergjencat Civile janë në gatishmëri për përballimin e e situatës.