"Duhet një plan i qartë"/ Thirrja e presidentit Meta: Covid-19 nuk ndalet me propagandë
Presidenti, Ilir Meta, ka ngritur shqetësimin lidhur me situatën aktuale të pandemisë në vend.
Referuar shifrave, Meta thotë se ndodhemi në një nivel më të lartë infektimesh, që pas javës së dytë të dhjetorit.
Presidenti bën thirrje se duhet një plan i qartë për menaxhimin dhe efikasitetin e situatës.
"Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga "Zëri i Amerikës", numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javëmë parë. Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit. Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.COVID-19 nuk ndalet me propagandë. Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut. ", shkruan Meta në facebook.