VIDEO/ Goleadë në "Borussia Park", Monchengladbach "shuplakë" Dortmundit

Erling Haaland nuk mjafton. Pas Bayern Munchen, Borussia Monchengladbach mposh keqazi edhe Borussia Dortmund, duke u konfirmuar si skuadra e momentit në Gjermani.

Në "Borussia Park", skuadra e drejtuar nga Marko Rose fitoi me rezultatin 4-2 në një ndeshje ku e kërkoi me ngulm fitoren.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2 me Nico Elvedin që kaloi shumë shpejt në epërsi Gladbach por nuk vonoi shumë dhe verdhezinjtë jo vetëm që barazuan shifrat me Haaland por kaluan edhe në epërsi falë sulmuesit norvegjez që realizoi dy gola të bukur duke u ngjitur në kuotën e 14 golave në listën e golashënuesve.

Megjithatë Nico Elvedi shënoi sërish në të 32-ën duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim. 

Në pjesën e dytë algjeriani Bensebaini dhe francezi Marcus Thuram  i dhanë një fitore të merituar Borussia Monchengladbach.

Me këtë sukses Monchengladbach ngjitet në vend të katërt në kuotën e 31 pikëve dhe duke lënë pas me dy pikë pikërisht Borussia Dortmund që tani e sheh veten 10 pikë larg Bayernit të vendit të parë.