Zyrtare/ Milan bën goditjen e tretë, vjen Tomori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2021, 19:39
Milan bën goditjen e tretë në merkato. Pas Meite dhe Mandzukiç, vjen edhe përforcimi në mbrojtje.
Fikayo Tomori është futbollisti më i ri i kuqezinjve.
Pas vizitave mjekësore dhe firmës mbi kontratë, Milan ka bërë edhe njoftimin zyrtar.
KOMUNIKATA - AC Milan është i kënaqur të njoftojë se ka marrë përkohësisht nga Chelsea, kartonin, me opsionin e të drejtës për blerje të bazuar në paraqitjet sportive të Oluwafikayomi Oluwadamilola Tomori.
Mbrojtësi ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2021, ndërsa do të mbajë fanellën me numër 23.
