Basha: Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulizm Basha, duke ju referuar përgjimeve të publikuara në Ora News, thotë se Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Me 25 prill, thotë ai, do ti jepet fund qeverisë që punon për 20%-shin e mafias.
Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, psotoi një video, ku thotë se kryeministri Edi Rama, nuk e ka mendjen tek njerëzit por tek pasurimi i tij me mafian.
Ai thotë se vendit i duhet një Kryeministër që mendon dhe punon për qytetarët.
“Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare” shkruan Basha.
Ndërsa ish-deputetja, Jorida Tabaku, tha se ne vend ka korrupsion galopant që udhëhiqet nga mafia me miratimin e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.
Lexo Tabaku: “Eurodeputeti në përgjimet e Antimafias, mik i Bashës”, Tabaku i përgjigjet Ballës: Përpjekje patetike, me 25 prill merr fund….
Jorida Tabaku thotë se në 25 Prill historia e një qeverie që punon për 20%-shin e mafias dhe të korrupsionit do të marrë fund.