Vrasja me kallashnikov në Durrës, dyshohet për prishje të pazareve të drogës

Prishja e pazareve të drogës dhe konfliktet e mundshme në Shqipëri apo Itali ku ka qëndruar janë dy nga pistat ku po hetohet ekzekutimi i 38 vjecarit Edmir Begu, pasditen e së dielës në Durrës.

Hetuesit kanë marrë disa persona në pyetje dhe kanë në dorë pamjet e kamerave të sigurisë për rënë në gjurmë të autorëve që përdorën stuhinë e shiut për tentuar të fshehjen e gjurmëve!

Përfshirja e dyshuar në çështje të trafikut tw drogws jashtë vendit është një prej pistave ku është përqëndruar hetimi për vrasjen e 38 vjeçarit Edmir Begu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi.

Dyshimi se vrasja mund të jetë kryer për prishje të pazarit të drogës, përforcohet nga të dhënat se 38 vjeçari rezulton të ketë qenë i dënuar për drogë në Itali.

Ai rezulton me precedent penalë edhe në Shqipëri, ku sipas burimeve disa herë është denoncuar për kërcënim.

Por hetimi mësohet se është shtrirë edhe në pista të tjera.

Nuk përjashtohet që ekzekutimi të jetë pasojë e konflikteve të tjera të 38 vjeçarit Begu brenda apo jashtë vendit.

Në funksion të hetimit, mësohet se do të kqyret celulari i viktimës dhe pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara në zonë.

persona u shoqëruan në polici në cilësinë e dëshmitarit apo personit në dijeni, por sipas burimeve nuk kanë dhënë informacione të vlefshme.

Edmir Begu u ekzekutua me breshëri kallashnikovi pasditen e së dielës në lagjen 16.

Ai u qëllua në këmbë, kraharor e kokë, teksa ndodhej pranë makinës së tij nga një makinë e zezë në lëvizje.
Ka dyshime të forta se 38 vjeçari ishte ndjekur nga autorët që arritën të largohen duke shfrytëzuar errësirën dhe motin e keq që kishte përfshirë Durrësin në kohën e atentatit.


Breshëri plumbash ndaj 32-vjeçarit me dy emra në Durrës