Dëbora izolon Valbonën dhe Lëpushën
Valbona dhe Lëpusha vazhdojnë ti mbajnë larg turistët. Reshjet e dëborës kanë bllokuar rrugën duke izoluar banorët. Por situate bëhet edhe më e vështirë për banorët të cilët shprehen se kanë mungesë të energjisë elektrike
Dëbora dhe akulli ka izoluar Luginën e Valbonës në Tropojë.
Ngricat e bëjnë thuajse të pamundur kalimin me automjet apo dhe me mjete të tjera.
Stuhia e debores dhe era e fortë ka dëmtuar linjat elektrike ndaj zona mbetet herë pas here pa energji elektrike.
Banorët shprehen se prej datës 28 dhjetor po përjetojnë reshje dëbore dhe probleme me energjinë.
Gjithçka e vështirësojnë temepraturat e ulëta që shkojnë deri në -17 gradë.
Edhe në Lëpushë situata është e njëjtë.
Prej disa ditësh është e izoluar dhe pa energji elektrike.
Apeli i banorëve shkon drejt bashkisë së Malësisë së Madhe prej së cilës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.