Reshjet e shiut, rriten prurjet në lumenjtë Drin e Mat

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë rritur prurjet e lumenjeve Drin dhe Mat, por sipas të dhënave nuk ka rrezik për dalje të tyre nga shtrati.

Po ashtu bëhet e ditur se deri tani nuk ka problematika përsa i përket përmbytjeve.

Nga moti i keq janë krijuar probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona, ndërsa grupet e punës së OSHEE ndodhen ne terren për riparimin e defekteve.