Përmbytje dhe në Kurbin, disa familje të izoluara nga uji në fshatin Gjorm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2021, 09:27
Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë krijuar probleme në fshatin Gjorm të Kurbinit.
Dalja nga shtrati e kanalit të ujërave të larta ka përmbytur dhjetra hektarë tokë bujqësore si dhe rrugët e këtij fshati.
Nga kjo situatë janë izoluar, nga uji disa familje.
Ndërkohë si pasojë e reshjeve ka rritje të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Mat, por sipas të dhënave nuk ka rrezik për dalje të tyre nga shtrati.