Shijak: Me kajak në shtëpi, lumi përmbyt lagjen "Erzeni", 19 banesa e biznese nën ujë
Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së djeshme kanë sjellë përmbytjen e 19 banesave në lagjen"Erzen" të Shijakut. Banorët thonë se më këtë situtatë janë përballur disa herë ndërsa shqetësuese është dëmi që kanë shkaktuar përmbytjet. Banorët dhe bizneset kërkojnë nga shteti dëmshpërblim të plotë.
Shijak- Kajaku është e vetmja mundësi kalimi për banoret e lagjes "Erzen" në Shijak paraditen e sotme, 25 janar 2021.
Reshjet intesive të shiut kanë përmbytur 19 familje.
Fryrja e Erzenit bëri që uji të mbulojë të gjitha katet e para të ndërtesave duke izoluar familjet që u detyruan të zhvendosen në katet e sipërme.
Banorët thonë se se kjo situatë është e përsëritur.
"E katra apo e pesta herë nuk e di. Gocës time iu dëmtuan të gjitha në katin e parë. Kam një verbër brenda" thotë një grua.

Uji mbuloi të gjitha katet e para të ndërtesave, duke izoluar familjet në katet më lart e duke shpresuar se situata do zgjidhet.
Edhe bizneset kanë pësuar dëme të shumta që sipas pronarëve nga shteti nuk kanë marrë asgjë dhe pse dëmi është i madh.
"Uji ka ardhur për një orë. Kam një jetë të derdhur këtu dhe është hera e dytë që përmbytemi. Asnjë lekë nuk më kanë dhënë dëmshpërblim" thote pronari i një biznesi.

Ndërkohë kryebashkiaku i Shijakut i cli pa nga afër situatën u shpreh se të gjitha familjet që janë të izoluara do të akomodohen.
"Jemi në gadishmëri për të normalizuar situatën. Kemi kovaleshencën të hapur" tha Elton Arbana.

Kjo nuk është hera e parë që lagjia "Erzen" në Shijak ka përmbytje pasi dalja nga shtrati e lumit ndodh sa herë që ka reshje intensive.